9 Prilli përveç Ditës së Kushtetutës po shënon edhe 22 vjetorin e Betejës së Koshares, përcjellë InLajmi.
Këtë ditë e ka kujtuar edhe u.d I kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili tha se pushkët e trimave para 22 viteve thyen kufirin që ndante 2 pjesë të një kombi, Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo betejë ishte realizim i një amaneti për të cilin shumë breza vdiqën me mallin për bashkim.
Postimi i plotë i tij:
22 vite më parë, pushkët e trimave të Brigadës “138” të UÇK-së në luftën e Koshares, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, me zemrat plotë mall e dashuri për Atdheun, thyen kufirin që ndante prej 100 vitesh 2 pjesë të një kombi, Kosovës dhe Shqipërisë. Më shumë se fitorja e një beteje, ky ishte realizimi i një amaneti të tërë brezazh që vdiqën me mallin e bashkimit. Përjetësisht krenarë me burrat dhe gratë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që lirinë, më shumë se jetën e tyre, patën më të shtrenjtin ideal. /InLajmi/