Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë vizitës së tij në përvjetorin e “Betejës së Kosharës”, tha se kjo betejë është një prej momenteve më të rëndësishmë të luftës së UÇK-së, përcjellë InLajmi.

“Beteja e Koshares është njëri prej momenteve më të rëndësishme të luftës së UÇK-së. Brigada 138 në krye me këta dy heronj dhe plotë dëshmorë që dhanë jetën e shembi gurin e kufirit dhe tregoi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar dhe është një. Jemi këtu për tu përkulur para sakrificës madhështore të dëshmorëve të Betejës së Koshares”, shtoi Konjufca.


Konjufca poashtu kujtoi me fjalë të mëdha heronjët që dhanë jetën për këtë betejë, duke treguar gjithashtu se ky vend është i bashkuar dhe një.
“Kjo betejë ishte një ndër betejat më të rëndësishme ku shumë heronj dhanë jetën e shembi gurin e kufirit dhe përmes kësaj tregoi që vendi jonë është i bashkuar dhe një. Lavdi Agim Ramadanit dhe të gjithëve atyre që dhanë jetën për liri. Kjo është simbolikë e shtetit tonë sepse përkon edhe me ditën e Kushtetutës”, tha ai. /InLajmi/



















