Anëtari i PDK-së, Lirak Çelaj gjatë ditës së enjte ka reguar pasi që ka marrë pjesë disa ditë më parë në një debat televiz dhe pas kësaj PDK ka reaguar duke thënë se Çelaj nuk është dërguar nga partia në emision dhe ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij, përcjellë InLajmi.
Me një Postim Lirak Çelaj ka thënë se në ditët e sotme askush nuk mund ta ndal fjalën e lirë, aq më pak një zyre e informimit e PDK-së, ku sipas tij përbëhet nga njerëz që nuk kanë të drejt të marrin vendime.
E pas kësaj ka reaguar edhe ish-deputeti i PDK-së, Milaim Zeka ku ka shpërndare në rrjete sociale postimin e Lirka Çelaj dhe ka shkruar se një pjesë e PDK-së janë aty për dy gjera.
Njëra për ta fundosuar PDK-në sikur Isa LDK-në dhe e dyta për keqpërdorur parat e majme të kësaj partie.
Postimi i plotë i tij pa nderhyrje:
U ba nje pjese e PDK-se sikurse Byroja Politike e Partise te Punes te Shqiperise. Ata jane aty per dy gjera: E para per ta fundosur Pdk-ne sikurse Isa LDK-ne, dhe e dyta: per t’i keqeperdore parat e majme te kesaj partie, te cilat kurr nuk dihet se kah shkojne. /InLajmi/