Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e 9 prillit – Ditës së Kushtetutës, përcjellë InLajmi.
Konjufca në këtë urim ka thënë se Kushtetua është vetë shteti dhe ka mission ruajtjen e vlerave themelore demokratike, stabilitetin dhe forcimin e drejtësisë.
“Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem – është vetë shteti. Duke qenë normë supreme, Kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë”-tha Konjufca.
Kryeparlamentari Konjufca tha se nuk ishte rrugë e lehtë për të arritur deri këtu por përpjekjet për një shtet të mëvetësishëm nuk janë ndalur kurrë.
“Rrugëtimi ynë për të arritur deri te dita e sotme ishte i vështirë dhe përplot dhembje. Por nuk u dorëzuam asnjëherë, sepse ishim në të drejtën tonë, konform vlerave demokratike për liri e pavarësi”-tha ai. /InLajmi/