Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Kushtetutës, duke thënë se ky document është mburojë e të drejtave he lirive të njeriut, përcjellë InLajmi.
Haradinaj tha se përmes këtij dokumenti 13 vite më pare Kosova u bë vend Sovran.
Tutje ai shtoi se demokracia dhe të drejtat individuale që dalin nga e drejta kushtetuese duhet të mbrohen me çdo kusht.
Postimi i plotë i tij:
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve, garantuese e parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.
13 vite më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend sovran, i pavarur dhe unitar.
Ky përvjetor, shënohet me punë e suksese të numëruara, por edhe sfida për t’i tejkaluar.
Demokracia, të drejtat individuale, pluralizmi politik e institucionet e pavarura, që dalin nga fryma kushtetuese, duhet të mbrohen me çdo kusht nga secili tentim që të tjetërsohen.
Kosovë, Urime Dita e Kushtetutës!
RH /InLajmi/