Faik Hoti, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë ka treguar se deri më tani 4.300 punonjës shëndetësor janë vaksinuar me vaksinën AstraZenca, raporton InLajmi.
Gjithashtu Hoti ka bërë të ditur se deri më tani 3.500 përsona mbi moshën 80 vjeçare kanë aplikuar për tu vaksinuar.
Deri më tani vaksinimi i personave mbi 85 vjeç në sallën “1 Tetori” ka arritur në 77.
“Sot në Kosovë ka filluar vaksinimi i grup moshës mbi 85 vjeç në mënyrë që të zbatohet ky plan i vaksinimit dhe të përfshihet target grupet që janë prioritare. Krahas tyre vaksinimi do të bëhet edhe për të moshuarit që janë të vendosur në Shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, dhe pas përfundimit të këtij grupacioni do të fillojë procesi i vaksinimit për personat me probleme kronike si ata që janë më diabet e dializë”, tha ai.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se numri i personelit shëndetësor i vaksinuar kundër Covid-19, ka arritur në 4.300, ndërsa shtoi se do të vaksinohet edhe ata që për arsye të ndryshme nuk e kanë marrë vaksinën.
“Deri më sot procesi i vaksinimit është zhvilluar te profesionistët shëndetësor të punësuar në publik e provat ku 4.300 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zenca dhe do të vaksinohen edhe ata që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të vaksinohen”, tha ai. /InLajmi/