Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministri në pritje i Kosovës, lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit tha se u beson ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Instituti i Lozanës në Zvicër, po ashtu potencoj se raporti i tyre është shkencorë dhe rezultatet janë të dukshme që ka një person të tretë lidhur me rastin.
Ai më tutje, bëri të ditur se duhet të nisen hetimet e menjëhershme për njerëzit përgjegjës që e kanë bërë këtë vepër kriminale.
Kërkohet e drejtësia e një qytetare nga Republika e Kosovës, drejtësi dhe vetëm drejtësi nuk mund të pranohen alternativat e tjetër, u shpreh Kurti përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Postimi i tij i plotë në facebook:
“Ekspertët e mjekësisë ligjore nga Instituti i Lozanës në Zvicër e kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit. Raporti i tyre është shkencor dhe i hollësishëm për nga metoda dhe të gjeturat. Ata kanë konstatuar përfshirjen e personi/ave të tretë.
Nevojitet hetim i ri, i pavarur e profesional, për ta ndriçuar plotësisht këtë krim. Jo vetëm mbi faktet e provat materiale. Sepse, duhen hetuar e shqyrtuar rrethanat fizike dhe të tjera të krimit, si dhe procesi i deritanishëm hetues. Sepse, duhen hetuar njerëzit përgjegjës, çka kanë bërë, si e kanë bërë dhe çka nuk kanë bërë.
Krimit mbi Astritin në duar të shtetit para tri vjetëve i është shtuar padrejtësia e shtetit tash e tri vjet. Drejtësia për Astritin nuk ka alternativë. Është në pyetje asgjë më pak se e drejta për jetë e qytetarit të Republikës”. /InLajmi/