Kombëtarja e Kosovës në futsall do të luajë sot ndeshjen e radhës në kualifikime të Kampionatit Botëror.
Sot, Dardanët do të jenë në parket ndaj kombëtares fqinje të Maqedonisë Veriore e cila përbëhet me futbollistë shumicë shqiptarë.
Ky takim do të fillon nga ora 17:30 në Shkup në palestrën “Jane Sandanski”, shkruan indeksonline.
Kosova, ndeshjen e parë e ka humbur 7:1 dje ndaj Ukrainës, favoritit kryesor të grupit.