Kryetari i VV-së, Albin Kurti e ka konfirmuar takimin që do të ketë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën në Tiranë.
“Do të udhëtoj në Tiranë ku do të marrë pjesë në një konferencë që do të mbahet këtë vikend, në të njëjtën kohë do të takohem edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”.
Kurti këto komente i bëri gjatë vizitës që pati në Panairin “Agrokos” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, Kurti nuk tregoi se cila do të jetë tema e takimit ndërmjet tij dhe Edi Ramës.