Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj të mërkuren mbledhjen e radhës
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 7 prill, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës”,ka njoftuar ai.
Elezi ka konfirmuar për Express se në këtë mbledhje do të bëhet zëvendësimi i Vjosa Osmanit, pasi që e njëjta është zgjedhur presidente.
Vendin e Osmanit në Kuvendit e Kosovës pritet ta zë deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi i cili në zgjedhjet e 14 shkurtrit ka arritur të sigurojë 5 mijë e 921 vota.