Është dorëzuar në Polici personi i 2-të, 19 vjeçar pas një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit, ngjarje kjo e cila ndodhi të hënën në mbrëmje, ku ka mbetur i vrarë një person ndërsa një tjetër i plagosur, përcjellë InLajmi.
Dorëzimin e tij e ka konfrimuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku ka thënë se ishin në kërkim të këtij personi.
“Po është dorëzuar edhe i dyshuari i dytë A. B, (mashkull) 19-vjeç, i cili ishte në kërkim për rastin e vrasjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit. Ndaj tij në koordinim me prokurorinë po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/