Nga dita e hënë një vajzë ëshë zhdukur në Graqanicë ku me raportimin e saj në Polici nga familjarët, Drejtoria Rajonale e Policisë menjëherë ka filluar punën hetimore dhe kërkimore edhe në liqenin e Badovcit, përcjellë InLajmi.
Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar lajmin për Gazetën InLajmi, se vajza e zhdukur është gjetur e gjallë në fshatin Koznicë të Lipjanit dhe që nga dita e hënën është strehuar në një familje në këtë fshat.
“Gjendet gjallë gruaja e raportuar e zhdukur dje në Graqanicë. Pas një pune intezive hetimore dhe kërkimore, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, respektivisht zyrtarët e stacionit të Graqanicës, sot rreth orës 11:00, në fshatin Koznicë të Lipjanit, është gjetë gjallë personi i zhdukur, që është raportuar dje në Graqanicë. E njëjta që nga dje është strehuar nga një familje në fshatin e sipërshënuar. Konform procedurave ligjore po kryhen procedurat e nevojshme policore përfshirë dhe kontrollet e duhura mjekësore”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/