Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 2 vajzat e raportuara si të zhdukura, përcjellë InLajmi.
Lajmin për gjetjen e 2 motrave e ka konfirmuar për InLajmin Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
2 të miturat janë gjetë në një kafiteri në Podujevë në gjendje të mirë shëndetësore, tha ajo.
PERSON I ZHDUKUR Fsh. Mramor, Prishtinë 04.04.2021-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalur nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë. Sot nga njësitet policore të Podujevës, dy të miturat, janë gjetë në një kafiteri në Podujevë, në gjendje të mirë shëndetësore. Procedurat lidhur me rastin po vazhdojnë në koordinim me institucionet dhe njësitet përkatëse. /InLajmi/