Depudeti Suedez Magnus Jacobsson ka shprehur gëzimin e tij pas zgjedhjes për Presidente të Kosovës Vjosa Osmanit, përcjellë InLajmi
Ai përmes llogarisë së tij në Facebook tregoi se sa i’u është gëzuar lajmit se tani Osmani është presidentja e dytë femer e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Dëshiroj të përgëzoj presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Presidentja e dytë femër e Kosovës.
Ata që më ndjekin e dinë se zhvillimi në Ballkan është afër zemrës sime.

Osmani-Sadriu është avokat dhe ka premtuar të punojë kundër korrupsionit. Do të jetë emocionuese të ndjekësh punën e saj.
Kosova është një demokraci e re, prandaj është jashtëzakonisht e kënaqshme kur shikon se edhe një herë keni arritur të zbatoni një ndryshim të pushtetit në një mënyrë demokratike. /InLajmi/