Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së së bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Rezallë, raporton InLajmi.
Në Rezallë të Skenderajit me 5 mars 1999, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, të cilët ishin banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, ku nga këta 44 i kishin zhdukur. Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.
Homazhe kanë bërë edhe shumë qytetarë. /InLajmi/
