Sekretari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Imri Ahmeti ka uruar qytetarët për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës, përcjellë InLajmi.
Në zgjedhjen e Osmanit për Presidente, Ahmeti ka shkruar në statusin e tij në rrjete sociale dhe ka thënë se shtetformimi është rrugëtim dhe jo destinacion.
Postimi i plotë i tij:
Qytetarë të nderuar,
Urime zgjedhja e Presidentes znj. Vjosa Osmani!
Shtetformimi është rrugëtim, nuk është destinacion.
Kosova sot frymon e plotësuar me formimin e të gjitha Institucioneve dhe uroj që të frymoj edhe përgjegjësia institucionale ndaj interesave qytetarë.
Ndërtimi institucioneve është detyrë e çdo qytetari, partie po se po.
Mbi të gjitha është Republika jonë. /InLajmi/




















