Gatuhen nga petët e mbushura me pekmez apo edhe me djathë
Mund të jenë të ëmbla, por edhe të njelmëta
Përbërësit:
500 g miell
4 vezë
ujë (sipas nevojës)
një lugë e vogël kripë
Shtesa:
Pekmezi nga kajsitë, kumbullat apo krem çokollate
Dekorimi sipër:
Lulëkuqe të bluara, arra të bluara apo thërrmija të fërguara dhe sheqer sipas shijes
Përgatitja:
Nga mielli dhe vezët ngjishni brumin si për makarona. Sipas nevojës shtoni ujë, që brumi të mos bëhet tepër i fortë
Gjithashtu, nëse dëshironi brumë më të butë mund të zvogëloni sasinë e vezëve dhe të shtoni pak më shumë ujë. Kjo është çështje e shijes, përkatësisht ashtu siç dëshironi ju
Brumin e ngjeshur shtrijeni hollë ose me okllai ose me makinën e brumit. Pritni kubet e madhësisë 5×5 cm (përafërsisht). Në secilën pjesë të brumit qitni nga një lugë pekmez, por në vend të pekmezit mund të qitni edhe krem çokollate, shkruan kuzhina shqiptare.
Brumin mbështilleni në formë diagonaleje në mënyrë që përftoni trekëndësha, ndërkaq skajet ndrydhni mirë me gishta apo me pirun në mënyrë që të ngjiten dhe që shtesa të mos rrjedhë gjatë pjekjes