Duket se për çështjen e zgjedhjes së presidentit LVV-ja nuk po mund të llogarisë në votat e LDK-së, raporton InLajmi.
Këtë e tha vetë ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila shtoi se ka kërkuar nga Arben Gashi që t’ua konfirmojë se LDK-ja do të jetë e pranishme në seancë kur pritet të zgjidhet presidenti dhe sipas saj ajo nuk ka marrë përgjigje.
“Unë kam kërkuar nga Arben Gashi se a mund ai të konfirmojë se LDK-ja do të jetë në seancë për të votuar për presidenten e Republikës së Kosovës gjë të cilën ai refuzoi ta thotë në mbledhjen e Kryesisë”,ka thënë Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë në të cilën u caktua që seanca për zgjedhjen e presidentit të mbahet me fillim prej orës 18:00. /InLajmi/