Për vdekjen e deputetit të Partisë Socialiste ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, duke thënë se lajmi i vdekjes së tij i ka tronditur të gjithë, përcjellë InLajmi.
Meta tha se Fino në vitin 1997 ishte Kryeministër i Pajtimit Kombëtar. Kujtojmë se Bashkim Fino ishte infektuar me koronavirus si pasojë e të cilit edhe vdiq në moshën 59 vjeqare.
Ilir Meta u shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqëve të të ndjerit.
Postimi i plotë i tij:
Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.
Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!
Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona! /InLajmi/