Spitali ndodhet në katin e tretë në qendrën tregtare Dreams në zonën Bhandup West të Mumbait, ndërsa zjarri shpërtheu mbrëmë rreth mesnatës.
10 viktima janë identifikuar, por është e paqartë nëse mes të vdekurve ka edhe pacientë të spitalit. Nga spitali janë evakuuar të gjithë pacientët dhe 44 prej tyre janë shtruar në një spital tjetër.
“Ende po presim informacione prej njerëzve në terren. Fikja e zjarrit ende është në rrjedhë”, tha për AA përfaqësuesi i Shoqërisë Komunale Brihanmumbai (BMC), Tanaji Kamble.
Incidenti ka ndodhur në kohën kur Maharashtra, kryeqyteti i së cilës është Mumbai, po lufton me rritjen e rasteve të koronavirusit. Në këtë vend, janë regjistruar 35.952 raste të infeksionit nga gjithsej pothuajse 60 mijë raste aq sa u raportuan në Indi.