Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, përmes një komenti në Twitter ka konfirmuar se nesër arrijnë vaksinat e para në Kosovë
Kluge kishte postuar në Twitter lajmin për arritjen e vaksinave në Bosnje e Hercegovinë, ndër është pyetur nga një qytetar se kur do të arrijnë edhe në Kosovë.
Ai shkurt është përgjigjur, nesër.
Ndërsa duhet theksuar se Kosova është vendi i vetëm në Europë që deri tash nuk ka pasur vaksina, rrjedhimisht qytetarët kosovarë nuk janë vaksinuar, shkruan Gazeta Metro.
Që nga e hëna deri të shtunën, në Kosovë janë regjistruar 70 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi, derisa në të njëjtën periudhë janë paraqitur edhe 4882 të infektuar.