Përpjekjet për të zhvendosur “Ever Green”, një anije kontejnerësh 400 metra e gjatë, e cila ka bllokuar Kanalin e Suezit në Egjipt që nga e marta.
Si pasojë e kësaj 9.5 miliardë dollarë në ditë janë duke u humbur si pasojë e këtij bllokimi.
Por, a mund të rritet çmimi i naftës në Kosovë si pasojë e këtij bllokimi?
Indeksonline ka kontaktuar me Kryetarin e Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Ai u shprehë se kjo nuk mund të ndodh pasi çmimit përcaktohet nga “BERZH”-i dhe “OPEC”.
“Nuk mund të rritet çmimi i naftës për shkak të bllokimit të Kanalit të Suezit. Çmimin e përcakton BERZH dhe OPEC. Ndërsa Organizata OPEC gjatë ditës së djeshme ka shitur 50 dollarë në ton naftën. OPEC po vazhdon të prodhojë naftë në mënyrë normale”, u shprehë ai.
Kanali i Suezit në Egjipt, u bllokua nga anija e madhe e transportit, që ngeci në breg, pasi humbi kontrollin. Pronari i anijes tha se ajo kishte humbur drejtimin pas një rryme të dyshimtë ere në veri të portit të Suezit. Egjipti thotë se ka rihapur kalimin e vjetër të kanalit për të devijuar trafikun