Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Krushë të Madhe në 22- përvjetorin, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë në çdo fund mars se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Ata deshën ta zhbëjnë ekzistencën tonë, por ne qëndrojmë këtu!
Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë në çdo fundmars se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës.
Mbi treqind e pesëdhjetë motra e vëllezër tanë, mizorisht i ndanë nga ne, ata që nuk patën mëshirë për askënd, ata që tentuan zhbërjen e qenies shqiptare nga dheu.
Shpirti i tyre do të prehet në paqe, vetëm nëse ne e respektojmë dhe e mbrojmë këtë sakrificë, këtë dhembje të përbashkët, që është e gjallë gjithnjë, edhepse kaluan vite e dekada. /InLajmi/