Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria, teksa së fundmi vendosi të hapë arkivat.
Vesa në postimet e fundit ka kujtuar dukjen e saj në fëmijëri, të cilën e kujton me nostalgji si një prej periudhave më të bukura të jetës.
Qysh se e vogël, Vesa është marrë me muzikë dhe edhe në atë moshë, ajo ishte pjesë e festivaleve të ndryshme muzikore për fëmijë.