• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 19 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Haradinaj-Stublla ka disa këshilla për pasardhësen e saj Donika Gërvalla

J G nga J G
23 March 2021
në Politikë
0 0
0
Haradinaj-Stublla ka disa këshilla për pasardhësen e saj Donika Gërvalla
0
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministrja e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla nuk ka qenë e pranishme në pranim-dorëzimin e detyrës tek ministrja e re Donika Gërvalla, përcjellë InLajmi.

Meliza Haradinaj-Stublla ka uruar Donika Gërvallën për detyrën e re dhe e ka njoftuar atë me punët dhe sfidat që e presin si ministre të punëve të jashtme.

Haradinaj-Stublla i ka ofruar mbështetje ministers së re duke thënë se do t’i mbështesë punët e mira që do të bëhen dhe do të jetë zë kritik i ndonjë lëshimi eventual.

Ajo ka kërkuar nga Gërvalla që ta vazhdojë memorandumin e bashkëpunimit me Qendrën e Promovimit të të Drejtave të Grave për ta ngritur zërin dhe për të kërkuar drejtësi për gratë dhe vajzat e mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës.

Postimi i plotë i saj:

NË VEND TË PRANIM-DORËZIMIT TË DETYRËS

PËR: SH.S.Z. Donika Gërvalla, Zëvendës-Kryeministre dhe Ministre e 7-të e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës

E nderuar Ministre,

Ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen në pozitën e rëndësishme të Ministres sonë të 7-të me radhë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.

Në pamundësi për t’ua dorëzuar detyrën zyrtarisht (për arsye të njohura e disa ende të panjohura për publikun), po u drejtohem me një letër publike, me urimet më të sinqerta, dhe me këshilla të vogla praktike nga përvoja ime e mandatit të shkurtër qershor 2020 – mars 2021.

Roli i Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës është privilegj i jashtëzakonshëm, por edhe barrë e rëndë që do t’a bartni mbi supet tuaja. Kosova globalisht do të personifikohet me ju, dhe fjala juaj do të jetë zëri i Kosovës. 24 orë në ditë, e 7 ditë në javë, do të jenë të pamjaftueshme për të punuar për të jetësuar vullnetin dhe idealin politik e kombëtar. Familja juaj do të privohet nga prezenca juaj e nevojshme, dhe shpesh do të ndjeheni e vetmuar në zyre apo në udhëtim. Shumë shpesh do të gjindeni e vetme përballë vendimeve të vështira, dhe ndoshta nuk do të gjeni përkrahje as nga kolegët e afërt. Në momentet më të vështira, kundërshtarët do të vlojnë, e miqtë e vjetër do të heshtin. Mos u dorëzoni, veproni gjithnjë sipas bindjes dhe gjykimit tuaj të sinqertë, me konfidencën dhe besimin se po veproni drejt në interes të Kosovës dhe atë kombëtar, ashtu siç ua thotë zemra dhe mendja.

Shumë shpesh, do të përballeni me kërkesa të shumta për vizita nga zyrtarët serb, shumica relikte të Millosheviqit. Mos i lejoni të vijnë e të defilojnë nëpër territorin tonë, sepse ende nuk kanë dhënë përgjegjësi kriminale për krimet gjenocidale ndaj nesh. Mos i harroni Nezir Mehmetajn dhe Blerim Maçastenën që po mbahen ilegalisht të burgosur në Serbi, dhe mos e neglizhoni rëndësinë e përsëritjes së vazhdueshme të kërkesës në instanca ndërkombëtare për ta.

Mos lejoni që t’u lënë jashtë dyerve të dialogut me Serbinë, sepse për Kosovën, kjo është çështja me e rëndësishme e politikës së jashtme, e kjo posaçërisht në përgjigje të shtetit fqinjë që këtë proces e konsideron si çështje të brendshme!

Ju lutem shumë – mos i harroni shqiptarët e Luginës, sepse ata janë në gjendjen më të vështirë kombëtare, ekonomike, sociale e politike nga të gjithë bashkëkombësit tanë anembanë botës. Ata kanë nevojë për zë, për mbështetje amë, për mbrojtje dhe amplifikim të kauzave kombëtare nga të gjithë ne. Vazhdoni t’a mbani MPJD-në në shërbim të tyre, dhe mos u habisni të besoni se pozita e shqiptarëve të Malit të Zi nuk po shkon në po të njejtin drejtim degradues!

Dhurimin e broshës në kornizë, të punuar nga dhimbja e duart e arta të motrave tona, të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës – përmes Qendrës së Promovimit të të Drejtave të Grave (me të cilat nënshkrova Memorandum Bashkëpunimi), ju lutem vazhdojeni si traditë të MPJD-së të filluar nga unë. Zërin e tyre të dhimbjes, plagën e madhe të Kosovës, mungesën e drejtësisë për këto krime mizore, sa isha Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e kam dhuruar tek secila zyre diplomatike botërore, dhe tek secila derë që më është hapur me kërkesën e përsëritur për drejtësinë e munguar! Bashkë me të, edhe librin e heroinës Fetnete Ramosaj “Kundër Harresës: Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998 – 1999.” Të dyja këto, ua lashë dhuratë në zyrën tuaj të ardhshme.

Në MPJD, do të përballeni edhe me një mori sfidash funksionale.

Domosdoshmëria për një koordinim të mirëfilltë ndërinstitucional me të gjithë bartësit e Politikës së Jashtme për lobim dhe konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit është mëse evidente. Për 13 vjet të ekzistimit të MPJ-së, asnjëherë nuk ka qenë funksional trekëndëshi ZPK – ZKM – MPJ. Tani e keni mundësinë unike për t’a realizuar këtë detyrim kushtetues në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Fakt i mirënjohur tashmë që Ministria që do të drejtoni nuk ka qenë imune ndaj ndikimeve politike të cilat kryesisht janë shprehur përmes emërimit të personelit diplomatik e konsullor jokompetent dhe pa kredenciale adekuate të përfaqësimit gjë që shpesh ka ndikuar në dëmtim të imazhit të vendit dhe mungesë të koherencës dhe konsistencës së veprimit diplomatik. Menjëherë pas marrjes së detyrës kam marrë vendimet për kthimin e diplomatëve të cilët kanë shërbyer nga 2-3 misione jashtë, për vite të tëra pa u kthyer në Kosovë, dhe dërgimin e diplomatëve kompetent, disa prej të cilëve asnjëherë nuk kanë shërbyer në misionet diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës. Ju inkurajoj të vazhdoni këtë parim rotacioni, e cila është bazë e një shërbimi funksional e llogaridhënës. Dhe mos harroni, që në MPJD ka njerëz me integritet të lartë, profesionalizëm të pashoq, dhe dedikim deri në vetëmohim – që përkundër jostabilitetit politik dhe ndërrimit të shpeshtë të qeverive, e kanë mbajtur të lartësuar shtetin dhe interesin e Kosovës në botë, shpeshherë edhe fare pa udhëzim politik nga Prishtina. Kisha nderin të bashkëpunoj me ta, dhe të avancojmë bashkë interesat shtetërore në shoqërinë ndërkombëtare. Do të bindeni që përkundër bindjes popullore, këta profesionistë e patriotë, janë shumicë në MPJD dhe në Shërbim të Jashtëm.

MPJD ka nevojë për vazhdimin e veprimeve në adresimin e sfidave të identifikuara më lart, dhe më shumë se aq, prandaj për aq kohë sa kam qenë në detyrën që sot iu besua juve, ua vë në dispozicion institucional gjithë përvojën dhe gadishmërinë time për të ndihmuar në secilin aspekt punën dhe vazhdimësinë në MPJD, si ish titullare. Unë isha e privuar nga kjo mundësi, ndonëse kisha shumë nevojë të konsultohem me ish-Ministrat e Jashtëm për më shumë kontekst dhe informacion rreth temave specifike në fushëveprimin ministror.

Suksesi juaj, është tani suksesi i Kosovës. Mua, do më keni krahë mbështetës për punë të mira, dhe zë kritik për lëshimet eventuale. Tani, FORCA!​

Sinqerisht,

Meliza Haradinaj – Stublla

Ministre e VI-të e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 23 mars 2021 /InLajmi/

Tags: Donika GërvallaMeliza Haradinaj-StubllaMPJD
Postimi i mëparshëm

"Çpërputhen" Tea dhe Beart: Çifti fshijnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale

Postimi tjetër

Kush është Hajrulla Çeku, minstri i ri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit?!

Të ngjajshme Postime

Bajrami: Deputetët e VV-së po kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë
Politikë

Bajrami: Deputetët e VV-së po kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë

18 July 2025
Lladrovci ftesë publike Memli Krasniqit: Vendos ti, jo ai i anëtari i kryesisë Skenderajt a Kamenicës
Politikë

Lladrovci ftesë publike Memli Krasniqit: Vendos ti, jo ai i anëtari i kryesisë Skenderajt a Kamenicës

16 July 2025
Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen
Politikë

Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

16 July 2025
Vendimi i Supremes për arkat fiskale, Bajrami – Muratit: Mos derdh lot krokodili, askush s’i ka ndihmuar monopolit më shumë se ti
Politikë

Vendimi i Supremes për arkat fiskale, Bajrami – Muratit: Mos derdh lot krokodili, askush s’i ka ndihmuar monopolit më shumë se ti

15 July 2025
“Amatorizëm, e njerëz të padijshëm”, Koci me kritika për Qeverinë në detyrë
Politikë

“Amatorizëm, e njerëz të padijshëm”, Koci me kritika për Qeverinë në detyrë

15 July 2025
“Budallak i organizun”, Latifi e Gorani përshkruajnë bllokadën institucionale
Politikë

“Budallak i organizun”, Latifi e Gorani përshkruajnë bllokadën institucionale

14 July 2025
Postimi tjetër
Kush është Hajrulla Çeku, minstri i ri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit?!

Kush është Hajrulla Çeku, minstri i ri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit?!

Lajmet e fundit

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

19 July 2025
Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

19 July 2025
Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

18 July 2025
Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

18 July 2025
Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

18 July 2025
Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18 July 2025
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu