Kreu i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli nuk ka marrë pjesë në seancën e konstituimit të Kuvendit, për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19, përcjellë InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Pacolli nëpërmjet një postimi duke thënë se përkundër dëshirës së tij që të jetë prezent në seancë, ai nuk mori pjesë për të dhënë betimin si deputet.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Repulikës së Kosovës,
Sot u konstitua legjislatura e 8-të e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 shkurtit. Vendi ynë ashtu si e tërë bota po kalon krizën e rëndë të pandemisë Covid-19, andaj themelimi I shpejtë I institucioneve të reja është më se I nevojshëm. Për arsye tashmë të njohura, nga kufizimet e shkaktuara (sidomos ditëve të fundit) nga pandemia, me privoj, edhe për kundër dëshirës sime unë sot nuk mund të merrja pjesë në Kuvend për të dhënë betimin dhe filluar punën, por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës. /InLajmi/




















