Ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të bëjnë betimin, raporton InLajmi.
Kjo seancë konstituive po mbahet në kushte pandemie.
Drejtuesi i kësaj seance, deputeti më i vjetër i legjislaturës së tetë, Avni Dehari u ka thënë deputetëve se të gjithë duhet të mbajnë maskat mbrojtëse nga Covid-19.