Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka përgëzuar skitaren, Kiana Kryeziu e cila i solli Kosovës medaljen e parë të argjendt nga një garë ndërkombëtare, përcjellë InLajmi.
Hoti tha se rinia dhe sporti janë ambasadorët më të mirë të Kosovës dhe ndjehet krenar me sukseset e të rinjve të vendit tonë.
Postimi i plotë i tij:
Rinia dhe sporti, ambasadorët më të mirë të Kosovës!
Kiana Kryeziu është edhe një vajzë kosovare, që me sukseset e saj po bënë histori dhe po e lartëson e nderon flamurin dhe shtetin e Kosovës.
Kiana, skitarja e parë që i solli Kosovës medaljen e argjendet nga një garë ndërkombëtare e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, është njëra nga 24 bursistet e KOK-ut, “Shpresa Olimpike 2021”.
Gjithmonë krenar me sukseset e të rinjve tanë! /InLajmi/