Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, përcjellë InLajmi.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes./InLajmi/