Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se s’mund të shkojë nesër në takimin e thirrur nga kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Abdixhiku ka thënë se për shkak të rrethanave nuk mund të takohet nesër me ta, por ka propozuar të premten si datë për takimin me Kurtin dhe Osmanin.
Ai i ka falenderuar të dy për ftesën, ndërsa ka thënë se kjo është qasja se si duhet të sillen, raporton Gazeta Express.
“Tani për shkak të rrethanave të tanishme, gjëja e parë që do ta bëj nesër është që do të dal në zyrat e LDK-së. Unë e falenderoj konstruktivitetin e zonjës Osmani dhe Z. Kurti në lidhje me ftesën. Besoj që kjo është qasja e duhur se si duhet të sillemi, por e kam të pamundur për shkak të konsolidimit të organeve tona dhe konsultave të brendshme. Gjithsesi propozoj të premten si datë për takimin eventual në formatin e njëjtë siç është kërkuar”, ka thënë Abdixhiku