Kandidati për kryetar të partisë, Anton Quni ka njoftuar se është tërhequr nga gara për të parin e partisë, dhe do të përkrah njërin nga kandidatët e tjerë, përcjellë InLajmi.
Quni përmes një postimi në facebook ka thënë se cilido nga kandidaturat e shpallura që do të marrin drejtimin e LDK-së, garantojnë një drejtim të duhur.
Postimi i plotë i tij:
“Prandaj, Sot, kur jam shumë i sigurt se cilido nga kandidaturat e shpallura që do të marrin drejtimin e LDK-së, garantojnë një drejtim të duhur për LDK-në, unë kam vendosur që të tërheqë kandidaturën time për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”/InLajmi/