Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar demonstratat studentore të 1981-ës, përcjellë InLajmi.
Haradinaj ka thënë se para 40 viteve nisi shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive
Teksa shtoi që me 11 mars u gëzua Republika e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit.
Ajo ishte dita që nisi një proces të pakthim.
Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës. Lavdi të rënëve! /InLajmi/