Pas votimit të 28 gjyqtarëve Albert Zogaj nga Gjykata supreme dhe Teuta Ibrahimi nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përcjellë InLajmi.
Ndërsa kandidatët e tjerë të nominuar ishin Albert Zogaj, Diellza Hoxha, Hajrie Shala, Sahit Sylejmani, Shkëlzen Sylaj dhe Teuta Ibrahimi.
Procesi i votimit ishte i fshehtë ku gjyqtari Zogaj mori 23 vota kurse gjyqtarja Ibrahimi mori 18 vota.
Si anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ata kanë mandat 5 vjeçar./InLajmi/