Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nesër zyrtarisht do të shpallë kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së, përcjellë InLajmi.
Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga kjo parti.
“Ju njoftojmë se kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars) në orën 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së në nivel qendror.
Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e shtypit të z. Lutfi Haziri, në selinë e LDK-së në Gjilan”, shkruan komunikata./InLajmi/