Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes nga koronavirusi në vend, përcjellë InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur IKSHPK në raportin 24 orësh lidhur me situatën me pandeminë në Kosovë.
Rastet e vdekjes për 24 orë janë nga komunat Dragash, Gjilan, Prishtinë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç)”, thuhët në njoftimin e IKSHPK-së.
Qe nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shënuar gjithsej 1.655 raste të vdekjes nga koronavirusi në vend. /InLajmi/