Kandidati për deputet nga lista LDK-AKR, Jetlir Zyberaj pretendon se janë vjedhur votat nga komisionerët, përcjellë InLajmi.
Ai thotë se informatat do i adresojë në prokurori për vjedhjen e organizuar të votave, dhe se rinumërimi i plotë i votave është i nevojshëm për të siguruar procesin e degraduar zgjedhor.
Postimi i plotë i tij:
Kjo është vetëm njëra nga dëshmitë e prezentuara në PZAP për vjedhjen e votave nga komisionerët e kriminalizuar. Unë kam informacione që do ti adresoj edhe në prokurori për vjedhjen e organizuar të votave.
Rinumërimi i plotë i votave është absolutisht i nevojshëm për të siguruar procesin e degraduar zgjedhor.
Informacionet e sakta thonë që ka ekzistuar plan i organizuar i vjedhjes së votave të presidentit Pacolli dhe votat e mija si kandidat.
Rinumërimi i plotë do ti nxirrte në shesh kriminelët dhe urdhërdhënësit e tyre. Dënimi maksimal me burg ndaj këtyre kriminelëve do ta siguronte mbarëvajtjen e procesit në të ardhmen. Ky proces është i degraduar tërësisht dhe organet kompetente duhet të reagojnë./InLajmi/