Baret dhe restorante kryesojnë listën e bizneseve që po zhyten, të ndjekura nga kompanitë e ndërtimit dhe ato të hotelierisë.
Të paktën 1.100 kompani në Japoni kanë falimentuar përderisa pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka goditur këtë vend që është ekonomia e tretë më të madhe në botë.
Siç raporton NHK News, kompania kërkimore japoneze e kredisë ‘Teikoku Databank’ njoftoi se 1.100 kompani kanë “përfunduar ose po përgatiten” për likuidim ligjor.
Baret dhe restorante kryesojnë listën e bizneseve që po zhyten, të ndjekura nga kompanitë e ndërtimit dhe ato të hotelierisë.
Sipas raportit, studimi zbuloi një “rritje të dukshme në bare dhe restorante në zonat urbane nën deklaratën e qeverisë për gjendjen e emergjencës”.
Me shkallën e rritjes ekonomike të Japonisë që po arrin nivele alarmante si pasojë e pandemisë, qeveria ka ndërmarrë disa hapa për t’i mbajtur tregjet gjallë.
Autoritetet e Tokio-s po kërkojnë për të paktën dy javë të tjera vazhdimin e gjendjes së emergjencës në zonë, e cila përfundon më 7 mars.
Studimi paralajmëroi se zgjatja e gjendjes së emergjencës në Tokio dhe në tre provincat fqinje të saj do të bëjë një rënie afatgjate të shpenzimeve personale të pashmangshme, , transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Japoni ka arritur në 434.124, përfshirë 8.014 vdekje.