Në 23 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës, Adem Jashari, rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, raporton InLajmi.
Vlora Dumoshi ministre në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha se nga të bëmat dhe heroizmi i heroit duhet të frymëzohemi për zhvillimin e vendit.
“Në 23-vjetorin e Epopesë përmes kësaj ekspozite po e përkujtojmë komandantin Adem Jasharin shembullin e sakrificës për atdhe”.
“Me krenari përkujtojmë jetën e atyre që u flijuan për Kosovë për liri e pavarësi. Me rënien e familjes Jashari për Kosovën filloi epoka e lirisë”.
“Nga ta duhet të frymëzohemi për zhvillim e shtetit tonë një shtet që do të donte ta shihte vetë Adem Jashari”.
Ndërkaq Bekim Jashari tha se ai popull që nderon dhe kujton dëshmorët dhe respekton të kaluarën të ardhmen e ka të sigurt.
“Faleminderit dëshmorëve, invalidëve veteranëve. Do të them vetëm një fjalë ai popull që kujton nderon dhe respekton të kaluarën të ardhmen e ka të sigurt”, ka thënë Jashari./InLajmi/