4 Marsi është dita e 64-t e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 302 ditë.
Ngjarje
51 – Neroni, Perandori i ardhshëm romak, merr titullin “princeps iuventutis” (kryetar i rinisë).
852 – Duka kroat Trpimir nenshkruan një ligj – ky është dokumenti i parë ku emri “kroat” gjendet i shkruar në burimet historike
1351 – Ramathibodi u bë mbret në Siami.
1519 – Hernan Cortes arriti në Meksikë gjatë kërkimit të civilizimit dhe pasurisë Actekë.
1789 – Kongresi i SHBA-së shpall fuqizimin e kushtetutës, në bazë të së cilës, Xhorxh Uashington u zgjodh president i vendit.
1790 – Franca ndahet në 83 departamente adminitrative në përpjekje për të hequr varësinë rajonale bazuar në pronësinë e tokës nga familjet fisnike.
1791 – Vermont u bë shteti i 14të i ShBA-ve.
1793 – Presidenti Uashington fillon mandatin e dytë dhe mban fjalimin më të shkurtër të përurimit (133 fjalë). Fjalimi më i gjatë i përurimit (8443 fjalë) u mbajt në vitin 1841 nga presidenti William Henry Harrison, i cili vdiq si pasojë e qëndrimit të gjatë në mot të ftohtë duke mbajtur këtë fjalim për 1 orë e 40 minuta.
1849 – Shtetet e Bashkuara këtë ditë mbetën pa president; mandati i presidentit James Polks përfundoi të dielën; presidenti i zgjedhur Zachary Taylor nuk mund të betohej të dielën – dhe Senatorit David Atchison (president për raste të tilla) i kishte mbaruar mandati senatorial një ditë më parë.
1894 – Nga zjarri i madh në Shangai mbi 1,000 ndërtesa u shkatërruan.
1902 – U themelua American Automobile Association në Çikago.
1911 – Victor Berger nga Wiskonsin bëhet kongresmeni i parë socialist në SHBA.
1923 – Botohet artikulli i fundit i Leninit në gazetën Pravda ku ai paralajmëron rreth burokracisë së kuqe.
1926 – Kryeministri-diktator grek Theodor Pangalo (me prejardhje shqiptare) shpërndan shoqatat greke që kërkonin aneksimimin e “Epirit të veriut” dhe i kthen Shqipërisë 60 fshatra shqiptare pranë Korçës; “Super patriotizmi është aq i rrezikshëm sa patriotizmi ështe me përfitime”, u tha gazetarëve general Pangalo.
1945 – Finlanda i shpall luftë Gjermanisë naziste.
1949 – Këshilli i Sigurimit i OKB-së rekomandon anëtarësimin e Izraelit.
1954 – Spitali Peter Bent Brigham, në Boston, Massachusetts, shpall transplantin e parë të suksesshëm të veshkave.
1966 – John Lennon thotë se “Ne (Bitëllsat) jemi më popullorë se Jezusi”
1970 – Eksplodoi nëndetësja franceze Eurydice.
1977 – Tërmet në Bukuresht, Rumani.
1980 – Robert Mugabe fioti zgjedhjet dhe u bë kryeministri i parë i zi në Zimbabue.
1982 – NASA lansoi “Intelsat V”.
1995 – SHBA – një djalë adoleshent merr një “sy Bionik” në një spital të Uashingtonit
1997 – Presidenti amerikan Bill Clinton ndaloi kërkimet për klonim të njeriut.
2001 – Një automobil-bombë shpërtheu pranë qendres televizive të BBC në Londër dhe lëndoi seriozisht 11 persona. Sulmi u mvesh organizatës irlandeze Real IRA.
2001 – U rrëzua një urë në veri të Portugalisë duke lën të vdekur 70 persona.
2008 – Holanda, zyrtarisht njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
2008 – Suedia , zyrtarisht e njohu Republikën e Kosovës.
Lindje
1394 – Henry the Navigator, eksplorues nga Portugalia (vdiq më 1460)
1678 – Antonio Vivaldi, kompozitor italian (vdiq më 1741)
1822 – Jules Antoine Lissajous, matematikan dhe fizikan francez (vdiq më 1880)
Vdekje
1832 – Jean-François Champollion, egjiptolog francez
1946 – P. Gjon Shllaku OFM, klerik, mësues, publicist, antifashist dhe antikomunist shqiptar.