Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhje, Valdete Daka, ka reaguar ngaj antarit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, përcjellë InLajmi.
Ajo e ka akuzuar Kurtesin, pasi sipas saj tani mbledhjet në KQZ janë shndërruar në diçka që më parë s kanë qenë.
“Mbledhjet tona janë shndërruar në diçka që kurrë s’kanë qenë duke ju falënderu Sami Kurteshit. Boll ma me këto sjellje që nuk janë në nivel”, i ka thënë Daka Kurteshit. Konsideroj që mbledhja nuk mundet me vazhdu për shkak të sjelljes së Kurteshit”, ka thënë Valdete Daka dhe të gjithë e kanë lëshuar mbledhjen”, ka thënë Daka.
Ndërsa Kurteshi ka reaguar lidhur me votat nga diaspora, i cili e ka konsideruar se këtyre të fundit po iu shkelen të drejtat.
“Ne kemi me fitu dhe e bëjmë pushtetin por mos ndërhyni kur flasim unë dhe zotëri Rama se kjo është arsyeja që i keni humbur zgjedhjet me këtë mediokritet. Unë po diskutojë për dokumentet dhe ligjet që i kemi para. Ju po shkelni të drejtat, të trajtohen të gjithë ata njerëz që ju është shkelë e drejta e kundërshtimit dhe apelit. Ju ka shkelë njerëzve të drejtën e ankesës. E kemi shkelë planin operacional”, ka thënë Kurteshi. /InLajmi/