KSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes nga koronavirusi në vend, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, komuna e Prishtinës paraprinë me 4 raste të reja nga koronavirusi.
Ndërkaq rastet e tjera janë nga komuna e Klinës, Pejës, Prizrenit dhe Suharekës.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë raportuar gjithsej 1.616 raste të vdekjes nga koronavirusi në Kosovë. /InLajmi/




















