Njoftohet se ka vdekur kompozitori i njohur Agim Krajka, në moshën 83-vjeçare, përcjellë InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Ulis Krajka, dhe kolegët e tij të cilët reaguan pas vdekjes së tij.
E ndër ta është edhe këngetarja shqiptare Irma Libohova, e cila e ka pritur shumë rëndë vdekjen e tij.
“Nuk jeton më! Ka lënë pas nje vepër kryevepër në cilësi e sasi. Instrumentist kompozitor orkestrues dirigjent, ky artist intuitiv i formuar në gjithë kuptimin e fjalës, ky burrë Dibre nuk e mposhti dot vromën e shekullit. Është një dhembje e fortë për mua e mes lotësh po e postoj këtë status në këtë orë të vonë.U presh në paqe Gimçe!!”, ka shkruar Libohova
Ndërkaç siç dihet Krajka ishte kompozitori i shumë këngëve që këndohen ende edhe sot nga publiku apo në skena të ndryshme muzikore, ndër të cilat mund të përmendet kënga e famshme “Lemza”, e kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. /InLajmi/
View this post on Instagram