Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur pa shenja jete 2 persona, njëri në Istog dhe tjetri në Pejë, përcjellë InLajmi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupat e pa jetë për ta dërguar në IML për Obduksion.
Sipas policise bëhet e ditur se të 2 rastet janë duke u hetuar nga njësitet përkatëse
“Fsh. Studenice, Istog 28.02.2021 –22:25. Është gjetur trupi i pa jetë i një mashkulli kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion
Rr. Ker Sadrija, Pejë, 01.03.2021 – 16:00. Është raportuar se një mashkull/kosovar zyrtar policor është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për ta dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin e policisë. /InLajmi/