Mirosllav Lajçak, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë konferencës për medie tha se dialogu nuk duhet të jetë përgjegjësi vetëm për një parti në Kosovë, por për të gjitha subjektet, raporton InLajmi.
“Do të shpresoja të vija më shpesh këtu, unë kam ardhur në një Kosovë që kanë përfunduar zgjedhjet dhe që i kanë dhënë mandat të fortë Osmanit dhe Kurtit”.
“BE-ja dhe SHBA-ja janë në një partneritet dhe dëshirojë që me ardhjen e administratës Biden marrëdhënia është me e afërt se sa parashihej”.
Ai ka thënë se BE-ja është e gatshme të mbështesë programet lidhur me dialogun mes 2 vendeve
“Mbështetja për programin elektoral të Kurtit dhe Osmanit BE-ja është e gatshme t’i mbështet prioritetet dhe shtetet anëtarë të BE-së presin vazhdimin e dialogut dialog që po ndërmerr çështje që janë të rëndësishme për
Kosovën dhe në kontekst diskutuam se ku jemi dhe çka kemi arritur dhe cilat janë hapat e tjerë dhe përfundimi nga këto dy takime është se dialogu duhet të vazhdojë”.
“Uniteti politik në Kosovë dialogu nuk është përgjegjësi e një partie apo qeverisë, por e të gjitha partive politike”.
Diplomati përfundon vizitën të mërkurën, për të vazhduar në Serbi dhe në Mal të Zi.
Bashkimi Evropian, në reagimet e para pas zgjedhjeve në Kosovë më 14 shkurt, ka bërë thirrje që autoritetet e reja që do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin konstruktiv në dialogun me Serbinë.
Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut /InLajmi/