Pas takimit që kishte me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ambasadorin amerikan, Philip S. Kosnett
Ambasadori Kosnett, ka thënë se në takim me Lajçak, i ka riafirmuar atij mbështetjen e SHBA-së mbi dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE.
Ndërsa ka theksuar se qëllimi i SHBA-së është një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë Euro-Atlantik që përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.
“Në takimin e sotëm me EUSR@MiroslavLajcak, riafirmoi mbështetjen e SHBA për një proces bashkëpunimi, të udhëhequr nga BE, dialog. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë Euro-Atlantik që përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kosnett.