IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovës janë raportuar 9 raste të vdekjes nga koronavirusi, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se rastet e reja të vdekjes janë 2 nga komuna e Pejës, 2 raste në Prishtinë, ndërsa me nga një rast janë komunat e Deçanit, Gjakovës, Kaqanikut, Prizrenit dhe e Rahovecit.
Ndërkaq IKSHPK bënë të ditur se mosha më e re që ka humbur betejën nga koronavirusi është e nje personi 51 vjeçar në komunën e Prishtinës
“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (89 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ndërkaq që nga fillimi i pandemisë e deri më tani siç raportohet janë shënuar gjithsej 1.608 raste të vdekjes nga koronavirusi. /InLajmi/