Sindikata e pavarur e Shërbimit Korrektues të Kosovës, për shkak të pakënaqësive të hënën janë ngritur në protesta, raporton InLajmi.
Protesta është duke u zhvilluar para objektit të Qeverisë së Kosovës, për mospërfshirje në pagat shtesë në kuadër të ligjit mbi pandeminë Covid-19.
Ndërkaq Sadat Murturi nga Sindikata e Burgut Korrektues tha që kjo është e padrejtë dhe se ndihen të diskriminuar.
“Nuk kemi dalë prej qefit, e as për 100 euro, po jemi dalë se jemi diskriminuar si sindikatë”, tha Murturi nga kjo sindikatë. /InLajmi/