Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka reaguar Ministrisë së Jashtme të Rusisë për deklaratat lidhur me Kosovën
Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme thuhet se Rusia po mundohet që nëpëmjet akteve desktruktive ta imponojë ndikimin e vet në rajon.
Në reagim thuhet se nuk është për t’u habitur se Rusia i quan partitë shqiptare në Kosovë nacionaliste, ani pse partitë shqiptare në Kosovë kanë orientim të qartë pro- perëndimor dhe euro -atlantik.
“Nuk është për t’u habitur me deklaratat që vijnë nga Ministria e Jashtme ruse kundër Kosovës, e cila i konsideron partitë shqiptare nacionaliste. MPJD konsideron se të gjitha partitë shqiptare në Kosovë kanë orientim të qartë pro-perëndimor dhe Euro-Atlantik”.
“Javën e kaluar, Republika e Kosovës ka shënuar 13 vjetorin e mëvetësisë së saj. Edhe pse Rusia ka qenë e përfshirë në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës bashkë me 5 vende të tjera të Grupit të Kontaktit, në fund prishi konsensusin duke kërcënuar me VETO çdo rezolutë në KS të OKB që do të mundësonte krijimin e shtetit të Kosovës”,shkruan KlanKosova.
“Më 2010 Rusia sërish doli kundër opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, edhe pse Serbia, me mbështetjen e Rusisë kishte insistuar përmes Asamblesë së Përgjithshme të OKB për një opinion nga GJND”.
Tutje në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, thuhet se që nga fillimi i dialogut Kosovë – Serbi, Rusia është munduar ta pengojë arritjen e një marrëveshje.