Policia e Kosovës ka bërë e ditur se është gjetur pa shenja jetë një person i gjinisë mashkullore tek ‘Stacioni i Trenit’ në Prishtinë, përcjellë InLajmi.
Nëraportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Raportohet se në një barakë tek Stacioni i Trenit, është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./InLajmi/