Raporti i lëshuar nga administrata e Biden thotë se princi miratoi një plan “për të kapur ose vrarë” Khashoggin, njofton Klan Kosova.
SHBA vendosi sanksioni ndaj dhjetëra sauditëve, por jo ndaj vetë princit.
Arabia Saudite e kundërshtoi këtë raport, duke e quajtur si “negativ, të rremë dhe të papranueshëm”, shkruan BBC.
Princi i Kurorës Mohammed, i cili efektivisht është sunduesi i Mbretërisë, ka mohuar se ka pasë ndonjë rol në vrasje.
Khashoggi u vra ndërsa po vizitonte konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë dhe trupi i tij u copëtua.